Vajza nga Prizreni e denoncon nënën në Polici për dhunë dhe ikën nga shtëpia

14.02.2020

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një vajzë në Prizren mbrëmë e ka denoncuar nënën e saj në Polici. Vajza në Polici ka thënë se nëna e ka sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore. “Prizren, 13.02.2020-21:10. Viktima femër kosovare raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga e dyshuara femër […]

Vajza nga Prizreni e denoncon nënën në Polici për dhunë dhe ikën nga shtëpia Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se një vajzë në Prizren mbrëmë e ka denoncuar nënën e saj në Polici.

Vajza në Polici ka thënë se nëna e ka sulmuar duke i shkaktuar lëndime trupore.

“Prizren, 13.02.2020-21:10. Viktima femër kosovare raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare (nëna e saj) dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu Policia ka bërë të ditur se viktima është dërguar në strehimore, ndërsa nëna e saj me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.