U shpall në kërkim, qytetarët ndihmojnë policinë për arrestimin e 47-vjeçarit, i akuzuar për vrasje

30.04.2021

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për veprën penale ”Vrasje” Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 25.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: Faton (Shaban) BRAHIMI, i cili kërkohej […]

U shpall në kërkim, qytetarët ndihmojnë policinë për arrestimin e 47-vjeçarit, i akuzuar për vrasje Foto: © Hallka Marketing Agency

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për veprën penale ”Vrasje”

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 25.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar:

Faton (Shaban) BRAHIMI, i cili kërkohej për veprën penale:

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 29.04.2021,është bërë arrestimi i tij.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falenderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun
Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë
Rruga “Mbretëresha Teutë” Pejë
Tel: 038 5080 5050, 038 5080 5098
E-mail: zyrainformimitpe@kosovopolice.com