U shpall në kërkim, qytetarët ndihmojnë policinë për arrestimin e 30-vjeçarit

26.04.2021

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar. Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 23.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: GEZIM (Fazli) AZEMAJ. AZEMAJ kërkohej për veprën penale:“Arratisja e personit […]

U shpall në kërkim, qytetarët ndihmojnë policinë për arrestimin e 30-vjeçarit Foto: Ilustrim

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar.

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 23.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar: GEZIM (Fazli) AZEMAJ.

AZEMAJ kërkohej për veprën penale:“Arratisja e personit të privuar nga liria”.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 26.04.2021, është bërë arrestimi i tij.

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falenderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.