U shpall në kërkim, qytetarët ndihmojnë policinë për arrestimin e 25-vjeçarit, i akuzuar për vjedhje

12.05.2021

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 26.03.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar EDISON (Shaban) ADEMI. Ademi kërkohej për veprën penale: “VJEDHJE E RËNDË” Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion […]

U shpall në kërkim, qytetarët ndihmojnë policinë për arrestimin e 25-vjeçarit, i akuzuar për vjedhje Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 26.03.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar EDISON (Shaban) ADEMI.

Ademi kërkohej për veprën penale: “VJEDHJE E RËNDË”

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 11.05.2021, është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Pejë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orёRritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnё qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.