Suharekë: Brenda javës, 15 persona të arrestuar

23.05.2019

Në takimin e radhës për koordinim lokal për siguri në Komunën e Suharekës që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, e cila edhe e udhëheq takimin, në mes tjerash ka folur për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës, ku si aktivitet kryesor, ka përmendur mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë Komunale […]

Suharekë: Brenda javës, 15 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Në takimin e radhës për koordinim lokal për siguri në Komunën e Suharekës që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, e cila edhe e udhëheq takimin, në mes tjerash ka folur për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës, ku si aktivitet kryesor, ka përmendur mbledhjen e jashtëzakonshme të Asamblesë Komunale për vjedhjet që kanë ndodhur në territorin e Komunës së Suharekës, e cila është mbajtur dje.

Ndërsa për gjendjen e sigurisë ka raportuar, përfaqësuesi policor në Suharekë, komandanti Milazim Lumi, i cili e ka vlersuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë, duke shtuar se jemi duke punuar me plane operative siç janë: Parandalimi ose preventiva dhe Zbulimi i veprave.

Komandanti ka shtuar se: “Janë kryer disa urdhër kontrolle të shtëpive të personave të dyshuar, si dhe jemi duke vazhduar me intervistime dhe planifikime të tjera për të zbuluar veprat penale”.

Në fund ka njoftuar se janë 15 persona të arrestuar me të cilët po vazhdon proceduar penale.
Ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së, ka njoftuar se janë duke e përgatitur planin e punës për vitin 2020.

Dhe në fund ka raportuar përfaqësuesi i KFOR-LMT, i cili ka thënë se java ka qenë e qetë, duke shtuar se kanë pasur vizita nacionale dhe internacionale.