Tre të arrestuar në Greikoc, dy për substanca narkotike një për vjedhje

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se më datën 1 prill në Suharekë janë arrestur tre persona në fshatin Greikoc.

Në rastin e parë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar  një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihaunë në peshë 15.97 gram dhe një pako me rizlla.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.

Në po të njëjtën ditë dhe nga fshati Greikoc në ora 16:00 I dyshuari mashkull kosovar ka marr një  revole dhe një karikator me 55 fishekë në një shtëpi në Suharekë.

Revolja i është konfiskuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

RAPORTO