Tre të arrestuar brenda 24 ore në Komunën e Suharekës, dy nga ata në fshatin Bllacë

10.04.2020

Policia e Kosovës në një njoftim për media bënë të ditur se brenda 24 ore në Komunën e Suharekës janë arrestuar tre persona në raste të ndara. Në rastin e parë ndaj dy të dyshuarve meshkuj kosovar nga fshati Bllacë është iniciuar lënda e rastit për shkak se të njëjtit  nuk kanë zbatuar urdhrat e […]

Tre të arrestuar brenda 24 ore në Komunën e Suharekës, dy nga ata në fshatin Bllacë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në një njoftim për media bënë të ditur se brenda 24 ore në Komunën e Suharekës janë arrestuar tre persona në raste të ndara.

Në rastin e parë ndaj dy të dyshuarve meshkuj kosovar nga fshati Bllacë është iniciuar lënda e rastit për shkak se të njëjtit  nuk kanë zbatuar urdhrat e zyrtarëve policor të cilët u kishin dhënë atyre pasi kishin vepruar kundër vendimit të Qeverisë lidhur me virusin Covid 19.

Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt. 

Ndërsa në rastin e dytë në Rr. Brigada 123 rreth orës 19:00 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.