Tre persona të arrestuar në Suharekë brenda 48 ore

17.12.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë arrestuar 32 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Sipas statistikave të policisë bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës brenda dy dite (48 orë) janë arrestuar 3 persona të dyshuar për këto vepra penale: një për kanosje, një për pengimin […]

Tre persona të arrestuar në Suharekë brenda 48 ore Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë arrestuar 32 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas statistikave të policisë bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës brenda dy dite (48 orë) janë arrestuar 3 persona të dyshuar për këto vepra penale: një për kanosje, një për pengimin e zyrtarëve policor gjatë kryerjes së detyrës dhe njëri për dhunë në familje, transmeton SuharekaOnline.

Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se dy rastet e para pas arrestimit dhe intervistimit janë liruar dhe me vendimin e prokurorit rastet shkojnë në procedurë të rregullt dhe rast për dhunë familjare ku i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tijë të mitur është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në statistikat e përgjithshme të policisë brenda 24 ore bëhet e ditur se nga 32 persona të arrestuar gjithsej 17 janë në mbajtje dhe 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.