Thyhet dhe plaçkitet një argjendari në Suharekë

Thyhet dhe plaçkitet një argjendari në Suharekë
Fisnik Sadiku

07.06.2021 / Kronika

Të dielën rreth orës 03:22 në stacionin policor në Suharekë është raportuar për një vjedhje në një argjendari në Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka bërë të ditur se me datën 06.06.2021 rreth orës 03:22 persona të pa njohur deri më tani kanë hapur me forcë derën e hyrjes të një argjendarie që gjendet në rrugën “Brigada 123 “.

Sipas tij te dyshuarit kanë depërtuar brenda lokalit ku sipas deklaratës së viktimës kanë vjedhur një zingjir ari me vlerë 500 euro.

Patrullat përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe hetuesit janë duke u marre me rastin.

LEXO EDHE:  Vetëm në këtë muaj ishin mbi 5 mijë punëkërkues në Suharekë
RAPORTO