Therret një 15 vjeçar në Prizren, policia jep detaje

Të hënën rreth orës 10:10 minuta në qytetin e Prizrenit ka humbur jetën një 15 vjeçar, si pasojë e goditjeve me mjetë të mprehtë nga disa të dyshuar të mitur.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se pas një përleshje ndërmjet pese personave te mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të mprehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze e që si pasojë viktima ka ndërruar jetë.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj ka thënë se ”Pas një mosmarrveshje mes pesë personave të mitur, nxënës të shkollës së mjeksisë, njëri nga të dyshuarit e ka goditur viktimën L.B me mjet të mprehtë përkatësisht me thikë duke i shkaktuar lëndime serioze e që si pasojë viktima ka ndërruar jetë”.

Osmanollaj ka bërë të ditur se viktima dhe të dyshuarit janë nxënës të shkollës së mjeksisë dhe se e gjithë ngjarja ka ndodhur jashtë objektit dhe oborrit të shkollës, saktësisht në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren.

SuharekaOnline tutje mëson se në vendin e ngjarjes ka dalur mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia dhe prokurori i shtetit se bashku me forenzikën kanë dalur në vendin e ngjarjes të cilët kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit.

Tutje Osmanollaj ka thënë se viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë dhe rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren.

RAPORTO