Theret me thikë një person në Prizren, dy të arrestuar

27.03.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjtën ka arrestuar dy persona pasi kanë therur me thikë një person në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren, të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda. Sipas njoftimit, viktima është duke u trajtuar në spital dhe sipas mjekëve gjendjen e ka stabile, transmeton PrizrenPress. “Janë arrestuar dy të […]

Theret me thikë një person në Prizren, dy të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjtën ka arrestuar dy persona pasi kanë therur me thikë një person në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren, të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda.

Sipas njoftimit, viktima është duke u trajtuar në spital dhe sipas mjekëve gjendjen e ka stabile, transmeton PrizrenPress.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar të cilit i kanë shkaktuar lëndime të rënda. Viktima është duke u trajtuar në spital dhe sipas mjekëve gjendjen e ka stabile”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Me urdhër të prokurorit është bastisur një banesë ku janë gjetur dhe konfiskuar tre brisqe të cilat dyshohet se janë përdorë në rast dhe 2.12 gram heroinë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.