Tenton të vetëvritet një grua në Sallagrazhdë

23.03.2021

Një grua në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës ka tentuar t’i japë fund jetës së saj mbrëmë rreth orës 19:00. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj. Osmanollaj ka bër të ditur se personi në fjalë ka provuar ta kryej këtë akt duke konsumuar […]

Tenton të vetëvritet një grua në Sallagrazhdë Foto: Ilustrim

Një grua në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës ka tentuar t’i japë fund jetës së saj mbrëmë rreth orës 19:00.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj ka bër të ditur se personi në fjalë ka provuar ta kryej këtë akt duke konsumuar substanca kimike për pastrim.

Për shkak të kësaj, Osmanollaj ka thënë se e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren dhe sipas mjekut, gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Gjithashtu, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj për SuharekaOnline ka thënë se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.