Tentoi të futej në Kosovë duke i ofruar 50 euro ryshfet policit, arrestohet shtetasi shqiptarë

07.04.2021

Të martën Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi që i njëjti i ka ofruar një polici ryshfet në vlerë prej 50 euro. Policia e Kosovë ka bërë të ditur se një person, shtetas shqiptarë, me inicialet E.R i lindur më 1986, kishte ndalesë për 5 vite që të hynte në Kosovë, […]

Tentoi të futej në Kosovë duke i ofruar 50 euro ryshfet policit, arrestohet shtetasi shqiptarë Foto: Ilustrim

Të martën Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi që i njëjti i ka ofruar një polici ryshfet në vlerë prej 50 euro.

Policia e Kosovë ka bërë të ditur se një person, shtetas shqiptarë, me inicialet E.R i lindur më 1986, kishte ndalesë për 5 vite që të hynte në Kosovë, ndërsa gjatë kontrollimit dhe regjistrimit  të dokumentave  të personave dhe automjetit,  në dokumentet që i janë prezantuar Policisë Kufitare, kishte të futur një kartëmonedhë në vlerë prej 50 euro.

”Me datë 06.04.2021 në orën 17:48, në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK), nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë, ka ardhur një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë me 4 persona, shtetas shqiptarë.

Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit  të dokumentave  të personave dhe automjetit,  në dokumentet që i janë prezantuar Policisë Kufitare, kishte të futur një kartëmonedhë prej  50 (pesëdhjetë) eurosh. Zyrtari policor i ka kërkuar personit të dijë pse janë këto të holla në dokumente,  pasagjeri në ulësen e parë është përgjigjur se “këto të holla i ka vendosur pasi që kishte ndalesë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe me to t’i mundësohet hyrja”.    

Gjatë kontrollit në sistemin e të dhënave të Policisë Kufitare është vërejtur që personi E.R, viti i lindjes, 1986, kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rasti ‘Dhënie e ryshfetit personit zyrtar’.   

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prizren” thuhet në njoftimin e policisë.