Tejkaloi në vijë të plotë në aksin rrugor Suharekë – Shtime, gjobitet 58-vjeçari sipas ligjit

25.06.2021

Gjobitet qytetari që tejkaloi në vijë të plotë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në aksin rrugor Suharekë – Shtime , në fshatin Carralevë. Kjo informatë, me foto u dërgua nga […]

Tejkaloi në vijë të plotë në aksin rrugor Suharekë – Shtime, gjobitet 58-vjeçari sipas ligjit Foto: Ilustrim

Gjobitet qytetari që tejkaloi në vijë të plotë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve, shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, në aksin rrugor Suharekë – Shtime , në fshatin Carralevë. Kjo informatë, me foto u dërgua nga një qytetarë.

Policia, e ftoi qytetarin H.I (M/SH/K) 58 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.