Të premtën policia ka dënuar mbi 500 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

27.02.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka shënuar rritje, duke e krahasuar me ditët e para të këtij viti. Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka dënuar qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin dhe menaxhimin e situatës me […]

Të premtën policia ka dënuar mbi 500 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka shënuar rritje, duke e krahasuar me ditët e para të këtij viti.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka dënuar qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin dhe menaxhimin e situatës me pandeminë.

Ndërsa, gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka dënuar 575 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Rikujtojmë se gjatë ditës së premte janë konfirmuar 445 raste pozitive me COVID-19 dhe janë raportuar 5 viktima.