Të premtën policia ka dënuar afër 700 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

Të premtën policia ka dënuar afër 700 qytetarë  në bazë të ligjit anti-COVID
Eurolinda Zenelaj

13.03.2021 / Kronika

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar, ka shqiptuar gjoba për të gjithë qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Pavarësisht situatës me COVID-19, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga ky virus, e për këtë arsye policia pothuajse çdo ditë ka dënuar me qindra qytetarë.

Dënimet e tilla, Policia e Kosovës nuk i ka kursyer as gjatë ditës së premte, ku ka bërë të ditur se vetëm në 24 orëshin e fundit janë dënuar 678 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalim e përhapjës së infeksionit me këtë virus.

Rikujtojmë se vetëm gjatë ditës së enjte në Kosovë janë konfirmuar 730 raste të reja me COVID-19, numër ky rekord që nga fillimi i vitit 2021 deri më tani, si dhe janë regjistruar 6 viktima.

RAPORTO