Të premtën policia ka dënuar 688 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

03.04.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka vazhduar të jetë i lartë edhe në ditët e para të muajit prill të këtij viti. Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë COVID-19 dhe thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID, një gjë e tillë po bëhet […]

Të premtën policia ka dënuar 688 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka vazhduar të jetë i lartë edhe në ditët e para të muajit prill të këtij viti.

Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë COVID-19 dhe thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka gjobitur qytetarët në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i miratuar nga Qeveria e Kosovës, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e situatës me pandeminë.

Edhe të premten policia nuk i ka kursyer gjoba të tilla, shkruan SuhrekaOnline.

Gjatë 24 orëshit të fundit Policia e Kosovës ka dënuar 688 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID.

Ndryshe gjatë ditës së premte janë konfirmuar 793 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 10 viktima ngaky virus.