Të mërkurën policia ka dënuar mbi 200 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

03.06.2021

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është zvogëluar, duke e […]

Të mërkurën policia ka dënuar mbi 200 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat mbrojtëse nga pandemia COVID-19.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është zvogëluar, duke e krahasuar me ditët tjera të kësaj jave.

Gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës ka dënuar 226 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.

Ndryshe, gjatë ditës së mërkurën janë konfimruar 18 raste pozitive me COVID-19.