Të mërkurën policia ka dënuar afër 600 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID

24.12.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, por shqetësuese mbetet numri i viktimave dhe i personave që nuk po i respektojnë masat anti-COVID. Në statistikat e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vetëm gjatë ditës së mërkurë janë dënuar 598 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin […]

Të mërkurën policia ka dënuar afër 600 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rënie të dukshme, por shqetësuese mbetet numri i viktimave dhe i personave që nuk po i respektojnë masat anti-COVID.

Në statistikat e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vetëm gjatë ditës së mërkurë janë dënuar 598 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, transmeton SuharekaOnline.

Ky ligj rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Neni 24 pika 5 të këtij Ligji, thotë se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.