Të mërkurën policia ka dënuar 575 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar një rënije të lehtë duke e krahasuar me ditët e fundit të muajit mars të këtij viti. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Pavarësisht situatës së rënduar dhe thirrjeve të shumta nga institucionet shëndetësore, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i dënimeve në bazë të ligjit anti-COVID.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka dënuar 575 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar se policia ka shqiptuar numër të madh të dënimeve në bazë të këtij ligji, ku edhe ka apeluar të gjithë qytetarët që të respektojnë masat, pasiqë është në të mirë të shëndetit publik.

Ndryshe gjatë ditës së mërkurë janë konfimruar 685 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima nga ky virus.

RAPORTO