Të martën policia ka dënuar mbi 700 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

Të martën policia ka dënuar mbi 700 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID
Eurolinda Zenelaj

21.04.2021 / Kronika

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të lehtë, duke e krahasuar me ditët e para të këtij muaji, mirëpo shqetësues mbetet numri i viktimave nga ky virus.

Në mënyrë që të mos përhapet infeksioni me COVID-19, qytetarët e Kosovës tash e më shum se një vit e kanë të obliguar që të bartin maskën, të mbajnë distancën dhe higjienën personale.

Pavarësisht thirrjeve të shumta për të respektuar masat mbrojtëse nga ky virus shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID.

Policia e Kosovës vetëm gjatë ditës së martë ka dënuar 783 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht i vitit të kaluar.

Ndryshe, gjatë ditës së martë në Kosovë janë konfirmuar 442 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima nga ky virus.

RAPORTO