Të martën policia ka dënuar mbi 600 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

03.03.2021 / Kronika
Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, ditëve të fundit ka shënuar rritje, duke e krahasuar me ditët e para të muajit të kaluar.
Pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, në vendin tonë bartja e maskës dhe mbajtja e distancës janë obligative, me qëllim që të parandalohet përhapja e infeksionit me këtë virus.
Që nga muaji gusht i vitit 2020, Qeveria e Kosovës ka miratuar ligjin anti-COVID, i cili ka për qëllim të menaxhimit të situatës me pandeminë dhe parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19.
Vetëm gjatë ditës së martë Policia e Kosovës ka dënuar 622 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID.
Ndryshe, të martën janë konfirmuar 488 raste të reja me COVID-19, shifër kjo më e madhja që nga fillimi i këtij viti dhe janë regjistruar 8 viktima.
Të fundit
6 orë më parë / Kronika
Brenda 24 ore – 50 aksidente, 2 prej tyre me fatalitet dhe afro 800 tiketa trafiku