Të martën policia ka dënuar mbi 400 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

17.03.2021

Java e dytë e muajit mars të këtij viti ka filluar me aktivitete të shumta për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë janë në shërbim të qytetarëve. Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së martë ka vazhduar të dënojë qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat anti-COVID. Në […]

Të martën policia ka dënuar mbi 400 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Java e dytë e muajit mars të këtij viti ka filluar me aktivitete të shumta për Policinë e Kosovës, të cilët çdoherë janë në shërbim të qytetarëve.

Policia e Kosovës ndër tjerash ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së martë ka vazhduar të dënojë qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat anti-COVID.

Në 24 orëshin e fundit, policia ka bërë të ditur se ka gjobitur 432 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID, shkruan SuharekaOnline.

Rikujtojmë se Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka gjobitur çdo ditë pothuajse qindra qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat kufizuese të ndërmarra nga institucionet përkatëse të vendit.

Situata me pandeminë COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë është rënduar, këtë më së miri po e dëshmon fakti që numri i personave të infektuar dhe viktimave nga ky virus nga dita në ditë po shënon rritje.

Ndryshe, vetëm gjatë ditës së hënë IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në tërë vendin janë identifikuar 553 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 8 viktima nga ky virus.