Të martën policia ka dënuar afër 800 qytetar të cilët nuk respektuan ligjin anti-COVID

09.12.2020

Numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovë ende është në shifra të larta, vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se kanë identifikuar 557 raste të reja, 10 vetëm në Komunën e Suharekës. Për frenimin e përhapjës së virusit Korona Qeveria e Kosovës ka vendosur masa në të cilat janë […]

Të martën policia ka dënuar afër 800 qytetar të cilët nuk respektuan ligjin anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me Coronavirus në Kosovë ende është në shifra të larta, vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se kanë identifikuar 557 raste të reja, 10 vetëm në Komunën e Suharekës.

Për frenimin e përhapjës së virusit Korona Qeveria e Kosovës ka vendosur masa në të cilat janë kategorizuar komunat e vendit në bazë të rrezikshmërisë dhe në bazë të numrit të rasteve aktive me këtë virus, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, në menaxhimin e situatës epidemiologjike është e angazhuar Policia e Kosovës, e cila bënë të ditur se gjatë ditës së marte kanë dënuar 794 qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi më 26 gusht të këtij viti (2020).

Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19794
Të dhëna nga statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës