Të hënën policia ka dënuar mbi 800 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

30.03.2021

Si shumë javë të tjera edhe kjo javë në Kosovë ka filluar me numër të madh të infektuarve me COVID-19. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, i cili pothuajse çdo ditë po raporton për qindra të infektuar me COVID-19, e dhjetra të vdekur nga ky […]

Të hënën policia ka dënuar mbi 800 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Si shumë javë të tjera edhe kjo javë në Kosovë ka filluar me numër të madh të infektuarve me COVID-19.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, i cili pothuajse çdo ditë po raporton për qindra të infektuar me COVID-19, e dhjetra të vdekur nga ky virus, shkruan SuharekaOnline.

Pavarësisht situatës së rënduar dhe thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID.

Kjo po bëhet e ditur nga numri i madhë i dënimeve në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit të kaluar, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjës dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së dielë kanë dënuar 801 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.

Rikujtojmë se të hënën në Kosovë janë konfirmuar 774 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima nga ky virus.