Të hënën policia ka dënuar mbi 500 qytetarë për mosrespektimin e masave anti-COVID

09.03.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në javën e parë të mujajit mars (2021) ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me dy muajt e parë të vitit. Pavarësisht situatës me pandeminë barjta e maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena personale në Kosovë mbesin obligative, por shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë […]

Të hënën policia ka dënuar mbi 500 qytetarë për mosrespektimin e masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në javën e parë të mujajit mars (2021) ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me dy muajt e parë të vitit.

Pavarësisht situatës me pandeminë barjta e maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena personale në Kosovë mbesin obligative, por shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë këto dhe masat tjera të cilat janë në fuqi në mënyrë që të parandalohet përhapja e infeksionit me COVID-19.

Për mosrespektimin e masave mbrojtëse nga COVID-19, Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar shqipton gjoba, e gjobat në bazë të ligjit anti-COVID policia nuk i ka kursyer edhe gjatë ditës së hënë.

Policia e Kosovës ndër tjerash, ka bërë të ditur se në 24 orëshin e fundit ka dënuar 557 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.

Rikujtojmë se gjatë ditës së hënë në vendin tonë janë konfirmuar 587 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 10 në Komunën e Suharekës, poashtu janë regjistruar edhe 6 viktima nga ky virus, në mesin e tyre edhe një 70 vjeçar nga Komuna e Suharekës.