Të hënën policia ka dënuar afër 700 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID

15.12.2020

Që nga muaji mars i këtij viti (2020) Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19. Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në bazë të ligjit anti-COVID kanë dënuar 690 qytetarë. Ligji anti-COVID ka hyrë në fuqi më 26 gusht të vitit 2020, neni […]

Të hënën policia ka dënuar afër 700 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Që nga muaji mars i këtij viti (2020) Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në bazë të ligjit anti-COVID kanë dënuar 690 qytetarë.

Ligji anti-COVID ka hyrë në fuqi më 26 gusht të vitit 2020, neni 24 pika 5 të këtij Ligji, thotë se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Ndryshe gjatë ditës së hënë në Kosovë janë regjistruar 329 raste të reja me COVID-19, 4 raste vetëm në Komunën e Suharekës.