Të hënën policia ka dënuar afër 500 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

23.03.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë i lartë, kjo po dëshmohet nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë. Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID, të cilat janë aktualisht në fuqi. Policia e Kosovës ka bërë […]

Të hënën policia ka dënuar afër 500 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë po vazhdon të jetë i lartë, kjo po dëshmohet nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID, të cilat janë aktualisht në fuqi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së hënë janë dënuar 451 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, i cili ka hyrë në fuqi që nga muaji gusht i vitit të kaluar e që për qëllim ka parandalimine përhapjës dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Rikujtojmë se gjatë ditës së hënë janë konfirmuar 827 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 16 viktima nga ky virus.