Të hënën policia ka dënuar 792 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

11.05.2021

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët e vendit të cilët nuk po i respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës dhe instituticionet shëndetësore. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë […]

Të hënën policia ka dënuar 792 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: © Hallka Marketing Agency

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke gjobitur qytetarët e vendit të cilët nuk po i respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës dhe instituticionet shëndetësore.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e Policisë së Kosovës, ku sipas raportit të fundit bëhet e ditur se numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID është rritur, duke e krahasuar me ditët tjera të kësaj jave.

Gjatë ditës së hënë Policia e Kosovës ka dënuar 792 qytetarë të cilët nuk i kanë respektuar masat kundër COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.

Kujtojmë se gjatë ditës së hënë në Kosovë janë konfirmuar 47 raste pozitive me COVID-19, prej tyre është regjistruar një rast pozitiv në Komunën e Suharekës.