Të hënën policia dënoi afër 600 qytetar të cilët nuk respektuan ligjin anti-COVID

Të hënën policia dënoi afër 600 qytetar të cilët nuk respektuan ligjin anti-COVID

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë akoma i lartë edhe pse Qeveria e Kosovës ka marr vendime dhe masa për secilën komunë të vendit.

Por këto masa nuk po respektohen aq sa duhet nga qytetarët, një gjë e tillë bëhet e ditur nga statistikat për 24 orë të policisë.

Të hënën Policia e Kosovës ka dënuar 594 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID, transmeton SuharekaOnline.

Rikujtojmë se ligji anti-COVID ka për qëllim parandalimin e përhapjës së virusit Korona, ky ligj në Kosovë ka hyrë në fuqi më 26 gusht, 2020. Neni 24 pika 5 të këtij Ligji, thotë se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

Ndryshe, të hënën janë indentifikuar 539 raste pozitive me COVID-19, vetëm në Komunën e Suharekës janë regjistruar 6 raste të rjea me virusin Korona.

RAPORTO