Të enjten policia ka dënuar mbi 400 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

Si çdo ditë tjetër edhe dita e enjte ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdoherë janë në shërbimin e qytetarëve.

Kjo dëshmohet nga numri i aksidenteve, numri i tiketave në komunikacion gjithashtu edhe nga numri i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID, i cili ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit të kaluar.

Gjatë ditës së enjte Policia e Kosovës ka dënuar 402 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj, i cili ka për qëllimin, parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e tij, raporton SuharekaOnline.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 285 raste të reja me COVID-19 dhe ka raportuar për 5 viktima.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në Komunën e Suharekës brenda një dite janë identifikuar 4 të infektuar me COVID-19 dhe ka raportuar për një viktimë të moshës 84 vjeç.

RAPORTO