Të enjten policia dënoi vetëm dy qytetarë për mos respektimin e masave anti-COVID

Të enjten policia dënoi vetëm dy qytetarë për mos respektimin e masave anti-COVID
Fisnik Sadiku

16.07.2021 / Kronika

Policia e Kosovës krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në zbatim të masave anti-COVID, Policia e Kosovës vazhdimisht apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka evidentuar dhe gjobitur dy qytetarë që nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës.

LEXO EDHE:  Brenda 24 ore 80 aksidente, një prej tyre me fatalitet, mbi 1500 tiketa trafiku e 18 të arrestuar

Ndryshe, gjatë ditës së enjte janë konfirmuar 4 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit