Të dielën policia ka dënuar mbi 800 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

08.03.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë javës së parë të muajit mars të këtij viti ka shënuar rritje të dukshme. Pavarësisht thirrjeve nga institucionet përkatëse, shumë qytetarë nuk po i respektojnë masat anti-COVID. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga dënimet të cilat i shqipton Policia e Kosovës në bazë […]

Të dielën policia ka dënuar mbi 800 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë javës së parë të muajit mars të këtij viti ka shënuar rritje të dukshme.

Pavarësisht thirrjeve nga institucionet përkatëse, shumë qytetarë nuk po i respektojnë masat anti-COVID.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga dënimet të cilat i shqipton Policia e Kosovës në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës dhe la hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit 2020.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së dielë kanë dënuar 817 qytetarë për mosrespektimin e ligjit anti-COVID.

Rikujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 548 raste pozitive me COVID-19.