Të dielën policia ka dënuar 966 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID

02.11.2020

Shifrat alarmuese të të infektuarve me Korona virus kanë bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarr përsëri masa të reja kufizuese, në mënyrë që të mos përkeqësohet gjendja epidemiologjike. Nga IKSHPK-ja dje është njoftuar se brenda 24 orëshit të fundit kanë rezultuar pozitiv me Korona virus 337 raste të reja. Komiteti për Vlerësimin dhe Koordinimin […]

Të dielën policia ka dënuar 966 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Shifrat alarmuese të të infektuarve me Korona virus kanë bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarr përsëri masa të reja kufizuese, në mënyrë që të mos përkeqësohet gjendja epidemiologjike.

Nga IKSHPK-ja dje është njoftuar se brenda 24 orëshit të fundit kanë rezultuar pozitiv me Korona virus 337 raste të reja.

Komiteti për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës epidemiologjike së bashku me Qeverinë kanë marrë masa në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit Korona.

Krahas këtyre vendimeve, në Kosovë shqetësues mbetet edhe numri i qytetarëve të cilët nuk po respektojnë ligjin anti-COVID i cili ka hyrë në fuqi me 26 gusht dhe sipas këtij ligji Policia e Kosovës gjobitë qytetarët e papërgjegjshëm.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit edhe pse numri i të infektuarve ishte i lartë, njëlloj ishte edhe numri i qytetarëve të cilët u dënuan për mosbartjen e maskës.

Vetëm të dielën policia ka dënuar 966 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID.