Të dielën policia ka dënuar 650 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID

14.12.2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë kanë dënuar qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID. Në statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit janë dënuar 650 qytetar që nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në […]

Të dielën policia ka dënuar 650 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së dielë kanë dënuar qytetar të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Në statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit janë dënuar 650 qytetar që nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi më 26 gusht të këtij viti, 2020.

Neni 24 pika 5 të këtij Ligji, thotë se të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Ndryshe gjatë ditës së dielë në Kosovë janë regjistruar 462 raste të reja me COVID-19, 11 raste vetëm në Komunën e Suharekës.