Të dielën policia ka dënuar 392 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID

28.12.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të theksuar por shqetësues mbetet numri i viktimave dhe i personave të cilët nuk po i respektojnë masat anti-COVID. Policia ka njoftuar se gjatë ditës së dielë kanë dënuar 392 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID, njofton SuharekaOnline. Ligji për […]

Të dielën policia ka dënuar 392 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar një rënie të theksuar por shqetësues mbetet numri i viktimave dhe i personave të cilët nuk po i respektojnë masat anti-COVID.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së dielë kanë dënuar 392 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID, njofton SuharekaOnline.

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

Rikujtojmë se gjatë ditës së dielë janë regjistruar 215 raste të reja me COVID-19, 3 raste në Komunën e Suharekës.