Të dielën policia dënoi vetëm një qytetar për mos respektimin e masave

Të dielën policia dënoi vetëm një qytetar për mos respektimin e masave
F K

21.06.2021 / Kronika

Policia e Kosovës, ka vazhduar me inspektimin për respektimin e masave anti-COVID.

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, në vendin tonë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me këtë virus.

Po ashtu, për gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 103 tiketa për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Siç njofton Policia, një tiketë është shqiptuar për një qytetar që nuk ka respektuar masat antiCOVID, njëherësh kjo është shifra më e ulët e shqiptimit të tiketave që nga hyrja në fuqi të Ligjit për Pandeminë.

Rikujtojmë se gjatë ditës së dielë në tërë vendin janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistuar një rast i vdekjes nga ky virus.

LEXO EDHE:  Shqetësuese, rritet numri i aksidenteve, brenda 24 ore mbi 100 të tilla, një prej tyre me fatalitet

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit