Sulmuan fizikisht një person, arrestohen dy qytetarë nga Suhareka

Policia e Kosovës në Suharekë ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë kanë arrestuar dy persona të dyshuar.

Në bazë të informcaioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkurë rreth orës 08:40 Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar dy persona të dyshuar (meshkuj), pasi që të njëjtit pas një mosmarrveshje e kanë sulmuar fizikisht një viktimë (mashkull) në rrugën ”Fadil Kabashi” në Suharekë.

Si pasojë e rrahjes viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

RAPORTO