Sulmon fizikisht babain, arrestohet djali në Suharekē

Një person është arrestuar nga policia për shkak të sulmit fizik ndaj babit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Suharekë, të hënën, rreth orës 09:00 në mëngjes.

Siç tregon raporti i policisë, djali “pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht babin e tij viktimën mashkull kosovar”.

“ I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë.

LEXO EDHE:  [FOTO] Rrokulliset vetura në dalje të Suharekës
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.