Sulmoi fizikisht gruan, arrestohet burri nga Suhareka

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në Suharekë është arrestuar një person nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas raportit të dielën rreth orës 22:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit, dërgohet në mbajtje.

Kujtojmë se nga 13 marsi, kur në Republikën e Kosovës u regjistruan rastet e para me koronavirus, e deri më 13 maj, Policia e Kosovës (PK) ka raportuar për paraqitjen e 155 rasteve të dhunës në familje.

Konkretisht, nga 13 mars e deri më 13 prill, PK ka raportuar se nga qytetarët janë paraqitur 73 raste të dhunës në familje, kurse nga  data 14 prill e deri me 13 maj është raportuar se janë paraqitur 82 raste të dhunës në familje.