Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet qytetari nga Suhareka

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet  qytetari nga Suhareka
Çlirim Gashi

16.05.2021 / Kronika


Dje në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast dhunë në familje.

SuharekaOnline mëson se një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, ku si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. 

Sipas informacioneve rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:55, ku edhe është arrestuar i dyshuari.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

RAPORTO