Sulmoi dy persona për shkak të pronës, arrestohet burri nga Suhareka

Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar një person pasi raportohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht një burrë dhe një grua.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Suharekë, ku i dyshuari ka sulmuar fizikisht dy viktimat për shkak të një çështje prone.  

Policia bën të ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE:  Vjedhet vetura në Reqan të Suharekës, policia e gjen në Zubin Potok