Suharekë: Vritet një person në fshatin Reshtan!

17.03.2019

Së fundmi, vrasjet dhe aksidentet janë temat më aktive të cilat po ndodhin në Kosovë, ku një person në fshatin Reshtan të Suharekës gjeti vdekjen e tij, duke e vrarë atë në një lokal të lojrave të fatit. Personi i cili u vra sot, në fshatin Reshtan, bëhet e ditur se ishte nga fshati Mushtisht […]

Suharekë: Vritet një person në fshatin Reshtan! Foto: Ilustrim

Së fundmi, vrasjet dhe aksidentet janë temat më aktive të cilat po ndodhin në Kosovë, ku një person në fshatin Reshtan të Suharekës gjeti vdekjen e tij, duke e vrarë atë në një lokal të lojrave të fatit.

Personi i cili u vra sot, në fshatin Reshtan, bëhet e ditur se ishte nga fshati Mushtisht i Suharekës.

Ende nuk dihen shkaqet të cilat erdhën deri tek vrasja e 35 vjeçarit, ku thuhet se ka hyrë një person në një lokal të lojrave të fatit e cila quhet “Cayot Club”, dhe ka shtënë me armë, pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë se të gjitha njësitët e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes, Prokurori, Forenzika dhe janë duke e bërë hetimin.