Çlirim Gashi
13.04.2019, 12:28

Suharekë: Vjedhin një pistoletë dhe një televizor

Disa persona të panjohur me forcë kanë hyrë në një shtëpi në Suharekë, dhe kanë arritur që të vjedhin një pistoletë me 134 fishekë si dhe një televizor.

Pistoleta e cila është vjedhur, viktima atë pistolet e posedonte me leje valide.

Rasti është raportuar tek Policia e Kosovës, nga një person i cili është nën përkujdesjen e shtëpisë.