Suharekë: Vidhen para e ari në një shtëpi

Disa persona të panjohur me forcë kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Gelancë të Suharekës, dhe kanë arritur që të vjedhin një shumë parash dhe një sasi stoli ari.

Një person ka raportuar Policinë e Kosovës për këtë rast që kishte ndodhur dy ditë më parë në fshatin Gelancë të Suharekës.

Ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.