Çlirim Gashi
03.04.2019, 13:14

Suharekë: Vetëaksident me biçikletë

Çiklistja femër e moshës së mitur nga pa kujdesia ka shkaktuar vetëaksident trafiku.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:40, në Suharekë.

Sipas raportit të policisë, si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta nga spitali i Prizrenit është transferuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.