Suharekë: Ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje

Suharekë: Ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Suharekë është raportuar për një dhunë në familje.

Sipas raportit të Policisë bëhet e ditur se një grua ka raportuar se i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Po ashtu bëhet e ditur se si pasojë e dhunës kishte qëndruar në spital për trajtim mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet.

“Dje rreth orës 19:30, viktima femër nga Suhareka ka raportuar në Polici se më datë 21.06.2019, i dyshuari mashkull ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, ku si pasojë e dhunës kishte qëndruar në spital për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

RAPORTO