Suharekë: Sulmoi fizikisht bashkëshorten, lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në fshatin Reqan të Suharekës ka ndodhur një rast dhunë në familje.

Sipas PK-së është bërë e ditur se ankuesja femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur dje me datën 23.03.2020 rreth orës 14:00.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është duke u trajtuar si dhunë në familje.

“DHUNË FAMILJARE Rr. Reqanit, Suharekë 23.03.2020 – 14:00. Ankuesja femër kosovar e raporton se pas një mosmarrëveshje, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.