Suharekë, shtyhet gjykimi për vjedhje të rëndë, mungojnë i akuzuari, avokati dhe dëshmitari

07.06.2021

Mungesa e të akuzuarit për vjedhje të rëndë, D.R, avokatit të tij F.K dhe dëshmitarit R.S, ishin shkaqet që bënë që seanca e caktuar për të hënën të shtyhet. Gjykatësi Lavdim Bajraktari tha se asnjëri nga të lartpërmendurit nuk e ka arsyetuar mungesën e tij, pavarësisht faktit se të tre janë ftuar në mënyrë të […]

Suharekë, shtyhet gjykimi për vjedhje të rëndë, mungojnë i akuzuari, avokati dhe dëshmitari Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Mungesa e të akuzuarit për vjedhje të rëndë, D.R, avokatit të tij F.K dhe dëshmitarit R.S, ishin shkaqet që bënë që seanca e caktuar për të hënën të shtyhet.

Gjykatësi Lavdim Bajraktari tha se asnjëri nga të lartpërmendurit nuk e ka arsyetuar mungesën e tij, pavarësisht faktit se të tre janë ftuar në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këto rrethana, gjykatësi bëri të ditur se ndaj të akuzuarit D.R dhe dëshmitarit R.S do të lëshojë urdhëresë për shoqërim nga policia.

Ndërkaq, seancën e radhës e ka caktuar për 7 korrik, në ora 09:00.

Prezent në sallë të gjykimit ishte prokurori Besim Susuri.

Në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, më 7 dhjetor 2017, D.R po akuzohet se më 6 mars 2014, rreth orës 21:40, në fshatin Tërrnje të Komunës së Suharekës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, vjedh në repetitorin (antenën) e kompanisë së telefonisë “Vala”.

Sipas aktit akuzues, i njëjti duke shfrytëzuar mosprezencën e të dëmtuarit, me forcë hap kontejnerin, hyn brenda dhe nga aty merr katër bateri të kuadrit transmetues me kapacitet 100 ah 12V, si dhe 700 litra naftë.

Me ketë veprim, Rexhepi akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 327, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 i KPRK-së. /BetimipërDrejtësi/