Suharekë: Shqetësuese, 23 zjarre vetëm brenda një jave!

25.02.2019

Në takimin e rregullt javor të kryetarit të Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj me Këshillin e drejtorëve, sot u diskutuan tema të ndryshme. Ndër të tjera u dha edhe e dhëna se brenda javës kanë shpërthyer 23 zjarre dhe ate tre prej të cilave nëpër objekte banimi. Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, z. […]

Suharekë: Shqetësuese, 23 zjarre vetëm brenda një jave! Foto: Ilustrim

Në takimin e rregullt javor të kryetarit të Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj me Këshillin e drejtorëve, sot u diskutuan tema të ndryshme.

Ndër të tjera u dha edhe e dhëna se brenda javës kanë shpërthyer 23 zjarre dhe ate tre prej të cilave nëpër objekte banimi.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, z. Enver Shabani, e ka ngritur këtë problem para kryetarit dhe se ka thënë se zjarret janë shumica të qëllimshme, pasi në këtë kohë të ftoftë dhe në muajin shkurt nuk kanë ndodhur zjarre viteve tjera.

Lidhur me këtë dukuri të keqe ka reaguar edhe kryetari Muharremaj, i cili ditë më parë ka apeluar te qytetarët që të mos veprojnë kështu dhe te organet dhe institucionet që të angazhohen më shumë në ndërprerjen e kësaj dukurie të shëmtuar.

Redaksia e SuharekaOnline disa javë radhazi ka raportuar dhe ka apeluar lidhur me këtë dukuri duke kërkuar nga organet kompetente dhe nga Komuna e Suharekës për marrjen e masave preventive për parandalimin e kësaj dukurie.